12.7 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Haliti për hapjen e urës: Veprim elektoral nga VV-në mënyrë që pastaj të thuhet na pengoi KFOR dhe EULEX

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, ka folur për zhvillimet e fundit në vend e ku kryefjala është hapja e urës mbi Ibër me insistimin e Qeverisë, përkundër deklaratave të ashpra që kanë ardhur nga BE e SHBA, që te mos merren veprime të njëanshme, e ku janë paralajmëruar edhe masa të reja nga BE nëse Qeveria vazhdon me veprime negative.

I pyetur për këtë lëvizje të Qeverisë, Haliti ka thënë se deklarime të tilla kemi pasur disa herë nga qeveria për hapjen e urës. Mirëpo ka theksuar se ky veprim duhet të jetë i koordinuar mirë.

Haliti nuk është shprehur kundër hapjes, mirëpo këtë veprim e ka quajtur të ngutshëm, ai shtoi se ka “ura tjera në të cilat mund të kalohet pa problem andej lumit.”

“Qeveria është deklaruar disa herë se do të hapet ura, do ta hapim urën, njëherë ka deklaruar Kryeministri pastaj Ministri i Brendshëm. Mendoj se hapja e urës do të duhej të jetë e koordinuar mirë. Jo se nuk duhet hapur ura por mendoj se është një veprimi i ngutur duke marrë parasysh se ka ura tjera në të cilat mund të kalohet pa problem andej lumit. Kjo është bërë një mollë sherri mes jugut dhe veriut të Mitrovicës thjesht për ta bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Unë mendoj se lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jetë një e drejtë e garantuar si një proces demokratik. Problemi është se ky variant ka qenë i lejuar dhe i garantuar nga Kfori dhe Eulexi dhe si e tillë Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme me palët dhe të ndëgjojë mesazhet që vijnë nga Bashkësia Ndërkombëtare qoftë nga Brukseli qoftë nga Washingtoni.” është shprehur Haliti për 21Media.

Për Halitin, ky moment është krejtësisht i gabuar për hapjen e urës, pasi sipas tij është veprim elektoral pasi siç janë shprehur nga VV, po synojnë që t’i mbajnë zgjedhjet më herët, pra në vjeshtë.

Haliti shpreson që qeveria të deklarohet “se ne do ta degjojme Washingtonin dhe Brukselin dhe të mos veprojmë pa u kordinuar me ta.”

Por siç po shihet, shtoi ai, Qeveria po këmbëngul në të vetën, duke thënë se është në të drejtën e saj ligjore dhe hapja e urës do ti ndihmonte lëvizjes së lirë pavarësisht se është kundër: Kfori, Eulexi, SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Unë mendoj se është krejtësisht e gabuar koha dhe momenti por besoj se ky është një veprim elektoral meqenëse sipas deklarimeve të Vetëvendosjes ata po synojnë që ti mbajnë zgjedhjet më herët pra në vjeshtë. Pra ky është një veprim që ka të bëjë me elektoratin e VV’së në mënyrë që pastaj të thuhet na pengoi Kfori dhe Eulexi. Ky problem ka krijuar shqetësim edhe në Washington edhe në Bruksel, për shumë arsye, si zhurma që është krijuar përmes rrjeteve sociale të cilat janë shumë të këqija dhe të papranueshme për qytetarët e Kosovës duke marrë parasysh se ne jemi populli më pro amerikan e pro evropian dhe duhet të mbetemi të tillë. Disa nga to të cilat i kam lexuar në rrjetet sociale, po përpiqen ta prezantojnë qëndrimin e Washingtonit dhe Brukselit në lidhje me urën si një pushtim i ngjashëm me regjimet e kaluara. Mendoj se është gabim që të mbillet ky mendim në Kosovë dhe unë uroj që qeveria të deklarohet troç se ne do ta degjojme Washingtonin dhe Brukselin dhe të mos veprojmë pa u kordinuar me ta. Por Pavarësisht kësaj, Qeveria po thotë se është në të drejtën e saj ligjore dhe hapja e urës do ti ndihmonte lëvizjës së lirë pavarësisht se është kundër: Kfori, Eulexi, SHBA dhe Bashkimi Evropian.” , ka theksuar ai tutje.

Tutje Haliti ka theksuar se me këtë veprim, Qeveria e Kosovës, i ka dhënë argumente Serbisë që t’i kundërvihet Kosovës, duke u deklaruar të ndërkombëtarët se “ja këta që ju i keni ndihmuar çfarë po bëjnë, këta nuk mund të bëjnë shtet nuk janë të zot dhe nuk janë të gatshëm që të zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare”

“Ne i kemi dhënë argumente në këtë rast Serbisë që të thonë tek perëndimoret se ja këta që ju i keni ndihmuar çfarë po bëjnë, këta nuk mund të bëjnë shtet nuk janë të zot dhe nuk janë të gatshëm që të zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare.” shtoi në fund Haliti./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT