11.1 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
spot_img

12 vjeçari në Skenderaj gjen portofolin me 2 mijë e 500 euro, e dorëzon në polici

Gjesti shembullor i një 12 vjeçari në Seknderaj, ka bërë që t’i kthehet porofoli i humbur një qytetari në këtë komunë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 12 vjeçari, dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro.

Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT