21.1 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Demaku: Kosova ka arritur shumë, por ka stagnuar prej se ka ardhur Qeveria Kurti

Dafina Demaku, kryeredaktore në Nacionale, ka thënë se në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit “jemi pikë e pesë” si shoqëri, duke arsyetuar se aktivitetet në këtë përvjetor po bëhen veç e veç.

Sipas saj, si ditë e çlirimit në Kosovë do të duhej të shënohej një datë të veçantë për të gjithë.

“Kjo nuk ndodh sepse fatkeqësisht krejt qeveritë, estabilishmenti politik, iu ka kthy të kaluarës duke e shfrytëzuar atë të kaluar në mënyrën si i ka konvenuar. Ne jemi shoqëri që nuk po mundet me u marrë vesh se në faza të caktuara kontributi i kujt në çka është. Për këtë vijmë në përfundimin se gjithkush i shënon ditët e çlirimit kështu siç po i shohim”, ka thënë ajo.

Demaku ka theksuar se përgjatë vitesh është shënuar progres, por se sipas saj, me ardhjen e Qeverisë Kurti përparimi ka stagnuar.

“Ka shumë arritje përgjatë vitesh, është Pavarësia, ka autostrada, FSK-në, Kosova i ka mbi 100 njohje, është e anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, por fatkeqësisht Kosova e ka një stagnim në krejt këto çështje prej se në pushtet është Qeveria Kurti”, ka deklaruar Demaku në “Konfront”./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT