Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, ka shkruar në Facebook se ai do të mbetet gjithmonë kampion i popullit të Kosovës.
“Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, Kryeministër Tony Blair! 🇽🇰🇬🇧 25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës!”, shkroi Osmani.
Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.