16.3 C
Mitrovice
E martë, 19 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Deklarata befasuese e Rron Gjinovcit: Njerëzit kanë të drejtë me i shërby edhe Serbisë

Drejtori i organizatës joqeveritare ORCA, Rron Gjinovci, ka befasuar mbrëmë me deklaratat e tij.

Në emisionin “Confront” të KTV-së, ku po diskutohej për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh, ai ka thënë se njerëzit në Kosovë kanë të drejt me i shërbyer Serbisë.

Më pas, ai mundohet ta përmirëson veten duke thënë se ky aktivitet mund të kryhet derisa nuk ndalohet me Kodin Penal.

Gjinovci, i cili vazhdimisht e bën analistin pro pushtetit, duke se nuk është në dijeni se Kodi Penal e dënon ashpër spiunazhin.

“Na jemi në demokraci, qeto du me ta tërheq vërejtjen. Njerëzit kanë të drejtë me i sherby edhe Serbisë këtu. Ligjet e Kosovës nuk e ndalojnë. Për sa kohë nuk e kanë kry ndonjë vepër penale, nuk e kanë minu sovranitetin e shtetit, nuk ka bërë diçka që është kriminale e parapame në Kodin Penal, nuk mundet shteti me u marrë me ta”, ka thënë Gjinovci.

TË FUNDIT

TË FUNDIT