16.5 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti për herë të parë komenton përplasjen me presidenten Osmani

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar kritikat e presidentes Vjosa Osmani për letrën ndaj Këshillit të Evropës.

Ai e ka pranuar se për disa çështje ka dallime me presidenten Osmani. Para gazetarëve, ai ka mohuar se shefen e shteti ka mospajtime të mëdha.

Ai ka vlerësuar se me presidenten nuk ka dallime të patejkalueshme.

Ne kemi bashkëpunim të ngushtë, kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin, edhe me ministren e Jashtme, edhe me presidenten Osmani. Nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por nuk besoj se ka të tilla që janë të patejkalueshme”, ka thënë Kurti.

Javën e kaluar, presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se e kanë injoruar dhe nuk e kanë konsultuar në lidhje me letrën që kryediplomatja Donika Gërvalla ia kishte dërguar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT