9.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Djali i ish rreshterit qëlloi veten me armën zyrtare duke dashur të vetëvritet, ndodhet në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar.

Djali i tij po dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës, duke e qëlluar veten në kokë me armën zyrtare të babait.

Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT