Takimi i kryeministrit Albin Kurti, me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës që i pari i qeverisë së Kosovës e zhvilloi në Turqi, duket që nuk realizua në mënyrën më të mirë.
Kjo pasi që kryeministri Kurti, nuk u prit nga presidenti turk Erdogan me gardë e me ceremoni zyrtare. Pritja e tij u bë në mënyrë të thjeshtë.
Përveç kësaj, për këtë takim s’ka pasur asnjë lloj reagimi nga Erdogan, qoftë në ndonjë postim në platformat sociale si Facebook, “X”, apo Instagram.
Ndërsa në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në takim u diskutua mes tjerash edhe për marrëdhëniet dy paleshe.
“Diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.