Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se mbështet çdo vepri për shtrirjen e sovranitetit në veri.
Ai në “Pressing” të T7 ka thënë se ka mbështetur edhe subjektet e tjera politike kur janë përpjekur në shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit.
Megjithatë, ai tha se ka rëndësi mënyra dhe koha, duke përmendur koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare.
“Gjithçka çfarë është në funksion të rendit e ligjit unë e përkrah. E mbështes. Unë besoj që e kam përkrah edhe subjektet e tjera politike aty ku është vepruar në mbrojtje të sovraniteit, tërësisë territoriale, rendit dhe ligjit”.
“Mirpo, mënyra dhe koha e bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë kish me ndodh ndryshe, sepse për veprime të caktuara kemi bërë dëme që e kanë koston e madhe për vendin”, ka deklaruar Hamza. /Gazeta Express