26.8 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Mirena për Osmanin: E ka brengë puro personale – e kanë shtrydhë si limon, s’po i duhet më Kurtit

Analisti Ilir Mirena e ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila të mërkurën “shpërtheu” në kritika që mësa duket i referoheshin kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, rreth komentit të tij për mosinformimin e presidentes për letrën dërguar KiE-së.

Sipas Mirenës, Lëvizja Vetëvendosje e ka shfrytëzuar Osmanin për vota, duke e dëmtuar LDK-në tepër shumë, ndërsa tash partia në pushtet dhe kryeministri Albin Kurti po e shtrojnë pyetjen se a përfitojnë diçka prej presidentes.

“Besoj se është duke ndodhur ajo që zakonisht ndodh në politikë mes koalicioneve, interesave të ndërsjella. Në fund, vjen ajo pyetja: a kam interes, a përfitoj diçka prej partnerit. Unë po besoj që Vetëvendosja dhe Albin Kurti po shohin se a përfitojnë diçka prej Vjosa Osmanit sot” – tha Mirena.

“E kanë shtrydhë si limon, e kanë përdorë, e kanë përdorë për vota, e kanë dëmtu LDK-në ekstremisht shumë, se nuk ka dikush që e ka dëmtu LDK-në ma shumë sesa Vjosa Osmani. 100 mijë vota ia ka çu në Vetëvendosje” – shtoi ai.

Më tej, analisti Mirena vlerësoi se Osmani nuk po i nevojitet më Kurtit.

“Vjosa Osmani nuk është duke iu dashur më Albin Kurtit, për shkak se [ajo] nuk ka asnjë grup politik të fuqishëm prapa vetes me të cilin mundet me influencu. Në Kuvend, këta që i ka, Haxhi Avdyli, ministri Peci, këta kanë me kalu në Vetëvendosje krejt” – parashikoi Mirena.

Ai vlerësoi se deklarata e Osmanit të mërkurën e pasqyroi panikun e saj, sepse ka arritur në fazën ku nuk është më e nevojshme dhe se kritikat e saj paraqesin “brengë puro personale”.

“Këtu është brenga e saj puro personale, qysh ka qenë deri më sot, kësaj nuk i ka interesu as për Kosovë, as për kurgjo hiç, vetëm karriera e saj politike, prej kur ia ka nisë” – tha në fund Mirena.

Për ta dëgjuar vlerësimin e Mirenës, shikojeni videon e mëposhtme nga minuta 45:50.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT