Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses një intervenim i madh kirurgjik.
Sipas njoftimit, ky operim kompleks është kryer tek një pacientë 61-vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit.
“…përmes metodës: pancreaticoduodenectomy : PEJA- procedure per sec A.Recordare, e patentuar me këtë emërtim për shkak për shkak të metodës unike që kryhet nga Kirurgu Italian Alfonso Ricordare dhe ekipi i Mjekëve të Spitalit tonë.
Intervenimi është kryer nga ekipa e Kirurgëve Dr. Alfonso Recordare, Dr.Fazli Shala , Dr.Rifat Dreshaj dhe anesteziologet Dr.Emine Shala dhe Dr.Ardita Nushi.
Ky intervenim kirurgjik është vazhdimësi e gjatë e bashkëpunimit profesional në mes të kirurgëve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe Kirurgëve nga Italia me qëllim të përfitimit te njohurive dhe shkathtësive kirurgjike për procedurat e komplikuara kirurgjike.” – thuhet në njoftin.
/GazetaSinjali/