Një grua raportohet se është vrarë para pak çastesh në Ferizaj, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Metro, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.
Tutje, ai shtoi se i dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.
“Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, theksoi Veseli. /gazetametro.net




