8.2 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

83 % e ngjyrave në tatuazhe kanë përbërës të ndërlidhur me kancer e dëmtim organesh, sipas hulumtimit amerikan

Sipas hulumtimit të departamentit të Kimisë në Universitetin e Binghampton në SHBA, që u botua në revistën ‘Analitycal Chemistry’ këtë muaj, qytetarët amerikanë po e ekspozojnë veten pa vetëdije ndaj kimikateve të rrezikshme për organet njerëzore.

Një analizë e 54 ngjyrave që zakonisht përdoren në dyqane të tatuazheve anekën SHBA’së ka zbuluar se plot 45 prej tyre përmbajnë shtesa apo pigmente të pa deklaruara, përfsahi kimikate me rrezikshmëri të lartë shëndetësore, raporton The New York Post.

Hulumtuesit zbuluan se shtesa më shpeshtë ishte polietilen glikol, një përzierje që shkakton dështim akut të veshkave.

Një numër i madh i ngjyrave përmbanin 2-fenoksietanol, që shkakton efekte helmuese në doza të larta. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së SHBA’së e ka në listë edhe për irritim të mëlçisë, si dhe dëmtues për veshka dhe dëmtim të nervave, si efekte të mundshme.

Studimi, i prirë nga Jonn Swierk nga Departamenti i Kimisë në Universitetin e Binghamton në SHBA u botua në revistën shkencore Analytical Chemistry në muajin shkurt./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT