Gjesti shembullor i një 12 vjeçari në Seknderaj, ka bërë që t’i kthehet porofoli i humbur një qytetari në këtë komunë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 12 vjeçari, dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro.
Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin. /Reporteri.net/




