9.2 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Zemaj jep lajmin e mirë: Këtë javë pritet lehtësimi i masave anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se pas trendit në rënie të numrit të rasteve të reja me COVID-19, pritet që këtë javë të bëhet një analizë e masave anti-COVID.

Zemaj ka thënë se trendi në rënie i rasteve të reja dhe i të hospitalizuarve ka bërë që profesionistët shëndetësorë të lirohen pak nga ngarkesa që kishin deri më tani.

“Ditëve dhe javëve të fundit, duke u bazuar në rezultatet e IKSHPK-së dhe të SHSKUK-së, kemi rënie graduale të numrit të të infektuarve dhe të të hospitalizuarve, gjithashtu kjo ka krijuar një lloj lirimi për profesionistët shëndetësorë, përkundër kësaj kemi rritur llogaridhënien në zbatimin e masave të Qeverisë, por edhe në kryerjen e detyrave që kanë profesionistët shëndetësorë”, ka thënë Zemaj në konferencën për media, transmeton “Zeri.info”.

Zemaj ka thënë se kjo rënie nuk do të thotë se duhet të relaksohemi, duke bërë thirrje që të vazhdohet respektimi i rasteve, ndërsa ka paralajmëruar se këtë javë pritet që së bashku me profesionistët të bëjnë vlerësimin për lehtësimin e masave dhe lejimin e disa veprimtarive.

“Në bazë të analizave të brendshme që do t’i bëjmë këtë javë me aktorët dhe profesionistët do të marrim vlerësime për ecje më tutje për lejimin e veprimtarive të ndryshme, por edhe të masave shtesë aty ku shohim se nuk po zbatohen masat dhe duhet të kemi një rishikim funksional të masave në fuqi”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT