17.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Zefaj i LDK’së: Vjosa Osmani sikurse Mimoza Kusari, punoi me Kurtin për ta dëmtuar LDK’në

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zëvendësministri i Kulturës Engelbert Zefaj ka deklaruar se është e befasishme që Vjosa Osmani pas tërë asaj përkrahje që kishte në LDK, bashkëpunoi me subjekte të tjera kundër kësaj partie.

“Si ka mundësi ajo që e ka mbështetjen e të madh e të vogël në LDK e nga mëngjesi deri në mbrëmje e mbështet Albin Kurtin e Vetëvendosjen. Kjo na bën me mendu që ajo ka punuar me Albin Kurtin për ta dëmtuar LDK-në”, ka thënë më tutje ai.

Ai poashtu pohoi se ka dyshime që Osmani ka punuar kundër LDK-së edhe gjatë fushatës zgjedhore kur ajo kandidonte për kryeministre.

“Kam dyshime që ka punuar kundër LDK-së edhe gjatë zgjedhjeve. Janë disa detaje. E shoh që tani energjia e saj është shumë më e madhe sesa që ka qenë në atë kohë”, ka thënë ai.

Madje sipas Zefajt, Osmani është duke e ndjekur strategjinë e Mimoza Kusari-Lilës.

“Siç po e shohim ajo parti nuk do të krijojë sepse e dinë që nuk është në gjendje që të krijojë parti me atë qasje autokratike e ka të vështirë që ta menaxhojë një parti. Është një strategji e përsosur e Mimoza Kusarit”, ka thënë zyrtari i LDK-së.

“Besoj që me largimin e saj gjendja në LDK do të qetësohet. Patjetër se ajo në disa takime me muaj të tërë vetëm emri i Vjosës është në tavolinë dhe vetëm për atë komentohet. Është energji e humbur”, ka thënë më tutje ai në T7.

TË FUNDIT

TË FUNDIT