25.1 C
Mitrovice
E premte, 10 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Ymeri për ftesën e Kurtit: Nuk mendoj që e ka seriozisht punën e shtetit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani kanë nisur sot pak pas orës 18:00 një takim për bisedimet rreth bashkëpunimit të mundshëm për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri e ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” u shpreh pesimiste për takimin duke thënë se nuk mendon që ftesa dhe takimet janë serioze as këtë herë nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Mendoj se nuk është serioz as këtë herë, mirëpo nuk po du me i parapri takimeve që po i bën, përndryshe nuk mendoj që e ka marrë seriozisht punën e shtetit ky asnjëherë, po as tash”, tha ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT