Sot me fillim nga ora 15:30, do të takohet skuadra e Werderit me Herthen e Berlinit, duel ky në kuadër të xhiros së 8’të në Bundesligë.
Kështu, me tu rikthyer nga lëndimi, fantazisti i Kosovës Milot Rashica do të zhvilloj edhe ndeshjen e dytë pas shërimit për klubin gjerman, shkruan GazetaBlic.
Rashica ishte titullar edhe në ndeshjen e Kombëtares sonë kundër Malit të Zi, takim që u mbyll në 2:0 në të mirë të ‘Dardanëve’.
Nga e gjithë kjo skuadra e Werderit, ka postuar një fotografi të Rashicës, ku njëkohësisht paralajmëron takimin e ditës së sotme kundër Hertha Berlinit.
Më poshtë fotografi e publikuar minuta më parë:
#WERDER ARE BACK! ?
Now let’s get back to winning ways ??#SVWBSC pic.twitter.com/SwgFqC6Zxv
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) October 19, 2019