12.3 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Werder Bremeni i cakton çmimin përfundimtar Rashicës, në garë mbesin vetëm 4 klubet e njohura

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, me shumë gjasë do largohet nga Werder Bremeni gjatë afatit kalimtar të verës, teksa mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i radhës i tij, transmeton Gazeta Metro.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

Mediat gjermane shkruajnë se tashmë Werder Bremeni i ka caktuar çmimin përfundimtar vushtrriasit, duke kërkuar 25 milionë euro për shitjen e tij. Gjithashtu, thuhet se momentalisht në garë për transferimin e tij janë vetëm katër skuadra, Red Bull Leipzig dhe Hertha Berlin nga Gjermani dhe Wolves e Aston Villa nga Anglia.

Klubi favorit për transferimin e 24 vjeçarit mbetet Leipzigu, aty ku reprezentuesi i Kosovës mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT