spot_img
spot_img

Komandantë të ushtrive shqiptare dhe kroate vijnë në FSK, diskutohet për koordinim e ushtrime të përbashkëta

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet FSK-së dhe forcave partnere, me theks të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve.

“Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta si mundësi për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale’’, thuhet në njoftimin FSK’së.

Në këtë kuadër, sipas FSK-së, temë e diskutimit ishte edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, si mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT