18.8 C
Mitrovice
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Vrasje në Gadime të Lipjanit

Një person është vrarë sonte në fshatin Gadime të Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se në momentin që Policia ka marrë informacionin, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin,

Këto burime bënë me dije se kur Policia ka arritur në fshatin Gadime, ku ndodhi vrasja, i dyshuari ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Por zyrtarët policorë e parandaluan një gjë të tillë, pas diskutimit me të dyshuarin, i cili e dorëzoi armën me të cilën la të vrarë një person dhe u arrestua nga Policia.

Vikima sipas burimeve të Sinjalit i takon komunitetit ashkali.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT