spot_img
spot_img

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve K.M, K.M dhe H.M, lidhur me akuzën për vrajsen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Të tre – babai dhe dy djemtë – akuzoheshin se, më 26 nëntor 2021, nën motivin e hakmarrjes, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit.

K dhe K.M u liruan nga akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, kurse H.M u lirua nga akuza për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”. Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe për armëmbajtje pa leje.

Me aktvendim të veçantë, tre të akuzuarve iu ndërpre masa e paraburgimit.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.

Më 21 qershor 2023, në seancën fillestare, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm. /BpD/.

TË FUNDIT

TË FUNDIT