spot_img
spot_img

Ambasada britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë

Ambasada e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë ka shprehur kundërshtinë lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ambasada tërhoqi vërejtjen se ky veprim rrezikon të dëmtojë raportet me ndërkombëtarët.

“Mbretëria e Bashkuar vëren qëllimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar përsëri për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do të bëjnë asgjë për t’i shërbyer interesave thelbësore të Kosovës dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë. Kemi marrë plotësisht parasysh forcën e ndjenjave që rrethojnë vendimet e fundit. Ne besojmë se qëllimet e Kosovës mund të përmbushen më së miri duke siguruar që Kosova të vazhdojë t’u përmbahet detyrimeve ndërkombëtare dhe përkushtimit ndaj llogaridhënies, drejtësisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në reagim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT