Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka thënë se do të mbajë një takim unifikues me liderët politik rreth dialogut me Serbinë, përndryshe, ky proces do të bllokohet.
Osmani në emisionin “Ilva Noë” në Shqipëri ka thënë se do të ketë bllokim të procesit, nëse liderët politik nuk merren vesh rreth dialogut.
“Unë do të tentoj që t’i takoj liderët politikë individualisht dhe t’i nxjerrim të përbashkëtat e të ecim përpara, përndryshe do të ketë bllokim të mëtejmë të procesit. E kemi Listën Serbe, ata koordinohen me presidentin e Serbisë, ata në fakt përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë”, tha Osmani.
Sidoqoftë, ajo nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij vendimi./gazetametro.net




