Kryeparmentarja Vjosa Osmani, ka mbrojtur përsëri Albin Kurtin dhe ka sulmuar bashkpartiakët e saj, kësaj here për heqjen e reciprocietit, shkruan Gazeta Metro.
Osmani ka thënë se duke e qujatur reciprocitetin pengesë do të thotë që barazinë e konsideron si të tillë.
“Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët.
Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës./gazetametro.net




