Presidenti shqiptar, Ilir Meta po qëndron sot në Kosovë. Ai pasi dekoroi njësitet e FSK-së dhe policore për ndihmën në tërmetin e së martës në Shqipëri, ka qëndruar edhe në selinë e LDK-së në Prishtinë.
Më këtë rast është takuar me kryetarin Isa Mustafa dhe Vjosa Osmanin.
Kjo e fundit ka falënderuar Metën për vizitën dhe për kujdesin që i ka bërë familjes Abazi, derisa foli edhe për takimet e LDK-së me VV-në.
“Besoj që shumë shpejtë do ta mernri një komunikatë për media nga ana e LDK’së, e tëra që mund të them është se kur ka vullnet dhe mirëkuptim gjithnjë gjendet zgjedhja, dhe natyrisht se ne si LDK jemi të interesuar”, thotë ajo.
“Ka hapësirë që të gjendet zgjidhje e mirë dhe të përbashkët për qeverisje dhe mirëbesim”, ka shtuar tutje.