-2.6 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Vetëvendosje e ashpër: Nuk pranojmë që presidenti t’i takon LDK’së

Pazaret për ndarjen e posteve ministrore dhe pozitën e Presidentit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje tanimë është bërë problematike e madhe, pas për shkak të kësaj nuk po arrihet koalicion mes dy partive dhe nuk po formohet qeveria e re e vendit, shkruan Gazeta Metro.

Kushtëzimi i LDK së që pozita e Presidentit t’i takon vetëm atyre dhe në krye të saj më 2021 të vjen kryetari i partisë, Isa Mustafa, ka bërë që marrëveshja të vonohet. Kjo kërkesë dhe kusht nga LDK, ka bërë që Vetëvendosja mos të pajtohet me këtë dhe të vonohet arritja e një marrëveshje koalicioni mes dy partive. Madje sot nga LVV, kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se brenda ditëve pritet të ketë takim mes Kurtit dhe Mustafës, por se VV nuk pranon që në marrëveshje të futet edhe posti i Presidentit.

Kjo nga deputetja e VV së është thënë e qartë se nuk pranojnë kushtin e LDK së që posti i Presidentit të ju takon atyre. Haxhiu për Klan Kosova tha se as VV dhe as LDK nuk duhet të barrikadohen me qëndrimet e tyre, por duhet të jenë fleksibile sepse qytetarët kanë vendosur që Qeveria e ardhshme të formohet nga këto dy subjekte politike. Ajo po ashtu ka thënë se ekziston mundësia që President të bëhet dikush që nuk është pjesë e VV së apo LDK së, por që është person unifikues./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT