Polici Ilir Gjokaj ka vdekur në moshë të re. Ai ka qenë i prekur me Covid-19.
Të afërmit e tij janë shprehur të thyer me lajmin për vdekjen e më të dashurit të tyre, cili ishte vetëm 39 vjeç, shkruan Reporteri. Motra e të ndjerit ka thënë se Iliri ishte shtylla dhe krenaria e shtëpisë, ndërsa ka shkruar se nuk e di si do të jetojë pa të
Gjokaj ishte me prejardhje nga Gjakova, ndërkaq varrimi i tij do të bëhet sot, në ora 19:00, në varrezat e fshatit Skivjan të Gjakovës.
Ai për vite ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës. I ndjeri ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë. /Reporteri.net





