11.8 C
Mitrovice
E martë, 7 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Veseli: Lartësojmë rolin e gruas si protagoniste në çdo sferë të jetës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjitha nënat, motrat e vajzat me rastin e Ditës së Gruas.

Veseli ka se roli i grave duhet të vlerësohet lartë – jo vetëm si nëna që edukojnë brezat e ardhshëm, por edhe si protagoniste në çdo sferë të jetës, njofton Klan Kosova

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Grave, urime për të gjitha nënat, motrat e vajzat tona. Në këtë ditë, lartësojmë rolin vendimtar të grave në shoqëri; jo vetëm si nëna që edukojnë brezat e ardhshëm, por edhe si protagoniste në çdo sferë të jetës.

Përulemi ndaj të gjitha grave që kanë luftuar për liri dhe që kanë bartur mbi supe një pjesë të përpjekjes së popullit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të fituar të drejtat e veta.

Duke ua uruar këtë festë, ritheksoj zotimin tim për t’u angazhuar në fuqizimin politik, ekonomik dhe social të grave në mënyrë që gratë të marrin vendin e merituar në shoqërinë kosovare.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT