spot_img
spot_img

“Naser a pe çon në Zyrën e Kryeministrit”, Gërvalla e procedon në Qeveri Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është dërguar në Zyrën e Kryeministrit.

Gërvalla ka thënë se nuk ka alternativë tjetër dhe se Qeveria synon ta jetësojë Byronë Shtetërore.

“Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë”, ka deklaruar Gërvalla.

TË FUNDIT

TË FUNDIT