5.5 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Veriu mban mend

Veriu mban mend por edhe ua kujton se Perëndimi di të dështojë dhe di të degradojë në racizëm, sepse ndryshe nuk mund të quhet ky standard i dyfishtë i trajtimit të realitetit në mes etnive. Kthim për serbët e spastrim për shqiptarët, kjo duket motoja! Sigurisht, paaftësia e spektrit tonë politik për të artikuluar shqetësimet e tilla, përpos që tregon intelektin e mjerë që mbizotëron, dëshmon edhe mungesën e empatisë për të kaluarën e njerëzve tanë.

Shkruan: Labinot Musliu

Sot derisa po kujtojmë ngjarjet e shkurtit të vitit 2000, në mendje më erdhi fraza e famshme “the North remembers” në serinë e famshme ‘Game Of Thrones’. Kjo fjali vjen si kujtim i vuajtjeve të familjes Stark, të cilët kishin parime dhe besuan në drejtësi, por u tradhëtuan mizorisht e ishin pre e vuajtjeve nga më të ndryshmet.

I tillë ishte fati i veriorëve tanë. Të dhu e vr në shtëpitë e tyre, me gabimin e madh që iu besuan miqve më shumë se vetes. Të shohësh storiet e vuajtjeve të këtyre njerëzve, është rrënqethëse edhe pas kaq shumë viteve!

Veriu kujton sepse vazhdon ta jetojë vuajtjen e të qenit refugjat në shtetin dhe qytetin e vet, duke shpërfaqur kështu hipokrizinë, mbi të gjitha të Perëndimit. Sigurisht, mendjet e cekëta pa mendim të thellë do të kërcejnë me akuzat e famshme të “anti-amerikanizmit”.

Pse hipokrizi? Si ta quash ndryshe heshtjen e organizatave dhe shteteve ndërkombëtare derisa shkilen të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta e pronës, e drejtë kjo e kodifikuar në entitete të Kombeve të Bashkuara si:

United Nations Environment Programme (UNEP), United Nations Human Settlements Programme (UN-Habitat), United Nations Development Programme (UNDP), Department of Peacekeeping Operations (DPKO), Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO) and United Nations Commission on International Trade Law (UNCITRAL)!

Heshtja e fuqive perëndimore shpesh në histori ka ditur të shpie në katastrofa të mëdha humanitare. Heshtja e fuqive të mëdha ndaj paralajmrimeve të Polonisë në Ligën e Kombeve krahas veprimeve të regjimit të Hitlerit në atë kohë e deri te rasti i Srebrenicës.

Kjo heshtje ka krijuar terren për urrejtje, sepse nuk ka farë më të mirë për të mbjellë mjerim kolektiv se padrejtësia. Të mendosh se do të krijosh demokraci liberale mbi padrejtësi, ky është mashtrim i madh. Njejtë po të thuash se të drejtat e njeriut janë universale dhe nuk përcaktohen nga etnia apo raca.

Veriu mban mend por edhe ua kujton se Perëndimi di të dështojë dhe di të degradojë në racizëm, sepse ndryshe nuk mund të quhet ky standard i dyfishtë i trajtimit të realitetit në mes etnive. Kthim për serbët e spastrim për shqiptarët, kjo duket motoja!

Sigurisht, paaftësia e spektrit tonë politik për të artikuluar shqetësimet e tilla, përpos që tregon intelektin e mjerë që mbizotëron, dëshmon edhe mungesën e empatisë për të kaluarën e njerëzve tanë.

Veriu do të kthehet për të kërkuar drejtësinë, por kur drejtësia vonohet, pasojat shpesh nuk ndihen në vendin e duhur.

(në kujtim të netëve të tmerrit 3-4 shkurt 2000)

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT