Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës Përkujtimore (Memorial Day) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se falënderimi vjen në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës.
Në një postim të tij, Kurti thekson kontributin e ushtarëve amerikanë në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës, duke vlerësuar gjithashtu sakrificën e të gjithë atyre që kanë rënë për vlerat e lirisë dhe demokracisë.
On this 🇺🇸 Memorial Day, in the name of the Government and people of Kosova, I convey the thanks of our Republic to all the American soldiers who have contributed to our liberation and to the continuing security and prosperity of our country. On this solemn day, let us also…
— Albin Kurti (@albinkurti) May 25, 2026





