16.6 C
Mitrovice
E diel, 19 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Vendos ministria e Shëndetësisë: Mos i jepni dorën askujt nga tash

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka porositur qytetarët e Kosovës që të mundohen të mbajnë sa më shumë higjienën personale dhe të mos i japin dorën askujt nga sot, shkruan Gazeta Metro.

Vitia po thotë se kjo po bëhet për shkak të mbajtjes larg të këtij virusi, pavarësisht se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

“Masat që po merren po bëhen që të shtyhet në maksimum paraqitja e këtij virusi në vendin tonë. Është mirë që askujt të mos i japim dorën në këto raste.Apeloj te qytetarët që të na ndihmojnë ta kalojmë këtë situatë me higjienë, t’i lajnë duart deri në 20 sekonda. Të ndalohet përshëndetja me duar. Masat janë për të gjithë territorin dhe vlejnë për të gjithë qytetarët në Kosovë. Do të bëjmë maksimumin që masat të mos jenë të ndara”, tha Vitia, transmeton Gazeta Metro.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka pezulluar mësimin për të gjitha institucionet e arsimit, linjat ajrore, tokësore për shkak të koronavirusit COVID-19.//gazetametro.net

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT