Ka vdekur një punonjës i Komunës së Klinës, Mehmet Morina.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Morina ka qenë një punëtor shembullor e kolegë i mirë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e punonjësit të komunës, Mehmet Morinës.
Mehmeti ishte një punëtor shembullor e kolegë i mirë, njeri i ndershëm e i sinqertë.
Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithëve që e kanë njohur Mehmetin.




