13 C
Mitrovice
E shtunë, 25 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Vdes një 38 vjeçar nga koronavirusi në QKUK

Edhe një person i infektuar me koronavirus ka humbur jetën ditën e sotme në Klinikën Infektive në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i viktimës nëpërmjet rrjeteve sociale i cili tregoi se 38 vjeçari është hospitalizuar mbrëmë në Infektivë, njofton Klan Kosova

Klan Kosova ka provuar të marrë konfirmim nga institucionet shëndetësore, mirëpo deri tani askush nuk është përgjigjur.

Kujtojmë se në raportin e publikuar mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend janë të regjistruara 58 viktima nga Covid-19.

Që nga 13 marsi kur u raportuar për rastin e parë me koronavirus në vend deri tash janë regjistruar 3178 raste pozitive, me 1824 prej tyre që janë shëruar, teksa numri i rasteve aktive ka arritur në 1296.

TË FUNDIT

TË FUNDIT