Një punëtorë ka vdekur në vendin e tij të punës në Zubin Potok.
Sipas informatave jozyrtare, bëhet fjalë për viktimën me iniciale B.S i moshës 28-vjeçare dhe i njejti ka marrë lëndime gjatë punimeve në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin Ptok, raporton Zeri.info.
Punimet e këtij stacioni policor kanë filluar më 1 korrik të vitit të kaluar, ndërsa në vënjen e gurthemelit kishte marrë pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Zëri ka pyetur edhe Policinë për rastin dhe deri tani nuk kemi marrë përgjigje.


