spot_img
spot_img

Vdes një 17-vjeçar, dyshohet se u godit nga një veturë

Një 17-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë.

Klan raporton se i riu është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, mirëpo stafi mjekësor nuk ka arritur ta rikthejë në jetë.

Sipas burimeve, 17-vjeçari është dërguar në QE nga Ndihma e Shpejtë, pa shenja jete.

Por, edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të RCP nga ekipi kujdestar në QE, mësohet se nuk është arritur të fitohet përgjigje kardike.

Lokacioni se ku ka ndodhur aksidenti ende nuk dihet, dhe Klankosova.tv është duke tentuar të marrë përgjigje nga Policia.

TË FUNDIT

TË FUNDIT