5.5 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Vdes gazetari i njohur kosovar

Ka vdekur dje në moshën 76 vjeçare gazetari, shkrimtari dhe dramaturgu i njohur kosovar, Musa Ramadani, shkruan Gazeta Metro.

Veprimtarinë si gazetar, Ramadani e filloi në fund të vitit 1965 kur punoi si korrespodent i rregullt i gazetës “Rilindja” dhe pastaj redaktor i përgjithshëm i Kulturës, në të njëjtën gazetë. Ramadani la pas vetes një krijimtari të gjerë, si në gazetari ashtu edhe në publicistikë, prozë, dramaturgji, kritikë, dhe eseistikë.

Për nder të veprimtarisë së tij jetësore, sot prej orës 10:30, do të bëhen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet akademi përkujtimore. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e Prishtinës./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT