Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka vdekur sot në moshën 76 vjeçare.
Brovina ishte një prej figurave të njohura publike në Kosovë, ndërsa gjatë karrierës së saj u angazhua në fushën e mjekësisë, letërsisë dhe të drejtave të njeriut.
Ajo kishte shërbyer për disa mandate edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe ishte pjesë e skenës politike për shumë vite.
Flora Brovina ishte e njohur gjithashtu për veprimtarinë e saj gjatë dhe pas luftës në Kosovë, si dhe për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut.


