spot_img
spot_img

Vdes 62-vjeçari nga Kosova që u aksidentua në Portin e Durrësit

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se Nexhmi Shabani ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte transportuar menjëherë pas aksidentit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në ambientet e Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip kamion, me drejtues 49-vjeçarin, Nikolin Merdari, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin 62-vjeçarin, Nexhmi Shabani, banues në Kosovë, i cili ishte shofer kamioni.

TË FUNDIT

TË FUNDIT