Gazetari Valon Syla, ka reaguar sërish, pas s fizik të para disa ditësh ndaj tij.
Ai i ka falenderuar të gjithë gazetarët dhe personat që dolën në mbrojtje të tij.
Syla nuk është tërhequr nga deklarimi i tij, duke i quajtur “gërrnaça” një pjesë të diasporës.
Madje ai thotë se nga “gërrnaçat” më në zor është diaspora, sesa ne që jetojmë në Kosovë.
Në fund, Syla thotë se është mirë qe të debatohet pa sharje, fyerje.
Reagimi i plotë:
Faleminderit të gjithë gazetarëve dhe miqve për mbështetjen dhe reagimet. Facebooku mu rihap. Jam duke punuar në mbi 100 padi, për nxitje dhe të mbështetje të dh, s, shpifje në baza racore e etnike dhe ndaj lirisë së shprehjes. Poashtu për lajme të rrejshme në media që nxitën dh ndaj meje, sidomos në vendet ku jetojnë në Perëndim…
Gërrnaçat u panë. Edhe gërrnaçat do ti shihni ende. Pas debatit që e kam nxitur, do ti identifikoni më lehtë. Me rëndësi është që të klasifikohem dhe dalllohen nga diaspora e arritur, sepse vet ata janë ma në zor prej tyre se sa ne këtu që i shohim e i presim për një sezon turistik.
Veç dine që ligji mund të vonohet më shumë se në Evropë, por vlen dhe ju nxen… mësohuni të komunikoni pa sharje, dhe pa dh. Me një fjalë mos u boni gërrnaça, nëse sjeni.





