Personeli i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore të Shqipërisë ka përfunduar një nga fazat e përgatitjeve për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol”, e cila po zhvillohet në Kosovë.
Sipas njoftimit të Forcës Tokësore, përgatitjet janë zhvilluar në bashkëpunim me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe personel britanik, me fokus në forcimin e bashkëpunimit, ndërveprueshmërisë dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.
Gjatë kësaj faze, pjesëtarët janë fokusuar në zhvillimin e aftësive profesionale, qëndrueshmërisë fizike e mendore dhe aftësive taktike, në funksion të përballimit të sfidave të garës. “Cambrian Patrol” konsiderohet një nga garat më kërkuese ushtarake ndërkombëtare, ku vlerësohen profesionalizmi, qëndrueshmëria dhe puna në ekip.



