10.5 C
Mitrovice
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ura e Ibrit, nga ‘hapja patjetër’, deri të ‘koordinimi për hapje’

Shtatë ditë nga pranimi i rezultateve të testit për stabilitetin e urës kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, pos vazhdimit me ngjyrosje e suvatim, Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa të mëtejmë drejt hapjes së saj.

Vetë kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, tha se “do të vazhdojë konsultimet dhe koordinimin me partnerët”, ndërsa ministri Elbert Krasniqi po atë ditë theksoi se “çdo veprim i ndërmarrë do të jetë i bashkërenduar”.

Duke përsëritur se kjo çështje “assesi nuk duhet të bëhet temë e dialogut me Serbinë”, sipas njoftimit, presidentja Vjosa Osmani në takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, kërkoi hartimin e një plani tëpërbashkët.

Në një postim në rrjetet sociale, presidentja shkroi se “suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatët”.

Ndërkaq, KFOR-i nuk dha qëndrim të ri.

Qëndrimi i SHBA-së, se nuk e mbështet hapjen e urës në këtë moment, krahas QUINT-it dhe KFOR-it, në vlerësimin e politologut Fidan Ukaj, ndikoi te Qeveria.

“Një mesazh shumë i qartë në adresë të institucioneve të Kosovës tashmë është bërë edhe në analet jo-publike, dhe siç duket institucionet e Kosovës atë vrullin, atë hovin e madh për hapjen e urës e kanë ndalur. Dhe, tanimë takimet me e kryeministrit me komandantin e KFOR-it, dhe sot me presidenten, siç duket tash institucionet janë vendosur në rrafshin diplomatik duke provua me e bindë faktorin ndërkombëtar që ura e Ibrit duhet tëhapet”, deklaroi Ukaj.

Duke përmendur nevojën për ndërtimin e një strategjie, Ukaj nuk pret hapa të pabashkërenduar.

“Hapja e urës duhet të bëhet gjithnjë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, po ashtu, komponentin e tretë të sigurisë, e që është vendimtare në territorin e Kosovës, që është NATO, KFOR-i”, tha tutje Ukaj.

Qeveria nuk tregoi nëse është pajtuar me këshillën amerikane, për të pritur një moment më të përshtatshëm për veprim.

Më 2 Gusht, kryeministri Albin Kurti ua prezantoi ambasadorëve të QUINT-it planin e Qeverisë për hapjen e urës kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

TË FUNDIT

TË FUNDIT