Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka folur për vendimin e NATO-s për optimizimin e trupave në Kosovë.
Ai tha se ky vendim është marrë pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë.
“Njoftimi i fundit se NATO do të vazhdojë të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë bazohet në vlerësimin tonë kolektiv se situata e sigurisë në Kosovë ka vazhduar të përmirësohet viteve të fundit. Ndërsa situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithsësisht e qëndrueshme, ne do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i përshtatshëm për detyrën”.
“Dua të bëj të qarta dy pika: 1. Të gjitha ndryshimet për numrin e KFOR-it do të jenë të kalibruara dhe graduale. Do të bazohen në kushtet në terren dhe do të jenë të kthyeshme nëse lidhet me çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë që mund të ndikojë në sigurinë lokale dhe stabilitetin rajonal”.
“Dhe 2, KFOR-i do të vazhdojë të mbetet i pajisur dhe i pozicionuar në tërë territorin e Kosovës për të vazhduar kontributin e tij për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Ulutash mes tjerash në Klan Kosova.



