23.1 C
Mitrovice
E hënë, 29 Prill, 2024
spot_imgspot_img

UEFA tregon nëse Kosova dhe Serbia kanë të drejtë të përballen njëra me tjetrën në EURO 2020

Sipas UEFA’s Kosova dhe Serbia kanë mundësi reale për tu kualifikuar në kampionatin evropian EURO 2020, Sipas UEFA’s Kosova dhe Serbia kanë mundësi reale për tu kualifikuar në kampionatin evropian EURO 2020, por jo edhe të ndeshen me njëra-tjetrë, shkruan Gazeta Metro.


Dy shtetet ndodhën në pozitat e 3-të në tabelë, duke qenë vetëm 1 pikë larg vendit të dytë që të garanton biletën e kualifikimit.

Kosova ishte pranuar në UEFA në maj të vitit 2016 dhe prej asaj kohe është marrë vendim që “Dardanët” nuk do mund të luajnë kundër Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në kualifikimet për kampionat evropian apo botëror.

Zyra për media të UEFA-së për të sqaruar situatën nëse mund të luaj Kosova kundër Serbisë në kampionatin evropian.

“Kosova nuk mund të luaj kundër Serbisë vetëm në fazën e grupeve. Më pas, nëse e kalojnë këtë rang ato mund të ballafaqohen. Përveç Serbisë, Kosova nuk mund të luaj në grupe edhe me Bosnjën e Hercegovinën” thuhet në përgjigjën e UEFA’së drejt Indeksonline.

Kujtojmë që Kosova dhe Serbia përveç kualifikimeve të rregullta, kanë mundësi të sigurojnë pjesëmarrje në kampionatin evropian edhe përmes playoffit të Ligës së Kombeve./gazetametro.net

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT