11.6 C
Mitrovice
E hënë, 13 Prill, 2026

U fol se doli i pitë në ekran, sqarohet Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku ka reaguar pas zërave se doli i pitë në ekran.

Sadiku kërkoi falje për situatën e krijuar dhe tha se e tërë situata iu shkaktua si pasdojë e një terapie.

“Terapia që jam duke e marr në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit, problem të cilin e kam për disa vite rresht dhe trajtimi i implanteve dentare ma kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht, kombinim që nuk do t’ia dëshiroja askujt.”, shkroi ai.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar miq, fillimisht më lejoni të kerkoj falje për situatën e krijuar gjatë debatit të së enjtes.

Terapia që jam duke e marr në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit, problem të cilin e kam për disa vite rresht dhe trajtimi i implanteve dentare ma kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht, kombinim që nuk do t’ia dëshiroja askujt.

Gjithçka tjetër që po përflitet nëpër rrjete sociale nuk është e vërtetë.

Edhe në një situatë të vështirësuar, jam përpjekur të mos e le emisionin pa e realizuar, siç kam bërë për 17 vjet rresht në TV, pa e humbur asnjë të vetëm, pavarësisht situatave të sëmundjeve apo vështirësive të ndryshme. Por, ja që në këtë rast doli një vlerësim jo i duhur.

Është njerëzore të gabohet dhe unë s’jam përjashtim.

Dua të nënvizoj respektin dhe peshën e madhe që Kosharja e ka për mua, fillimisht si një njeri i këtij vendi e pastaj edhe si gazetar. Kam realizuar dhjetëra emisione për Kosharen dhe jam shumë krenar për të gjitha ato.

Edhe një herë, shpreh keqardhje të thellë për këtë situatë të krijuar. E kuptoj kritiken dhe e vlerësoj mbështetjen tuaj. Nuk e mirëkuptoj stuhinë e llumit, por s’kam se si mos ta shoh që ajo ekziston, e drejtuar nga grupe te ndryshme ekstremistësh, grupe me motivacione politike, snajperistësh të rrjeteve sociale e dashakeqinjëve.

Insistoj se do të përpiqem maksimalisht të jem në krye të detyrës si autor i emisionit

Shihemi pas pak ne Politiko!

TË FUNDIT

TË FUNDIT