17.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Plani energjetik rajonal: Shqipëria dhe Kosova në listën e BE’së

Shqipëria po kërkon mbështetje financiare nga Bashkimi Europian për disa projekte të rëndësishme në sektorin e energjisë, mes tyre ndërtimi dhe zhvillimi i hidrocentralit të Moglicës si dhe përmirësimi i lidhjes energjetike me Kosovën.

Këto projekte janë përfshirë në listën e propozuar nga Komuniteti i Energjisë për Projektet me Interes Rajonal për vitin 2026 dhe aktualisht janë në fazë konsultimi publik.

Hidrocentrali i Moglicës shihet si një projekt kyç që synon të funksionojë si një sistem i madh akumulimi energjie, ndërsa planifikohet edhe modernizimi i rrjetit elektrik 400 kV dhe ndërtimi i një linje të re interkoneksioni me Kosovën, raporton Express.

Financimi parashikohet të vijë nga Bashkimi Europian, institucione ndërkombëtare financiare dhe investitorë privatë, me synim forcimin e bashkëpunimit energjetik në rajon dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji për Shqipërinë dhe Kosovën.

TË FUNDIT

TË FUNDIT