spot_img
spot_img

Trepça thotë se ka shënuar rekord në prodhim dhe eksport gjatë 7-mujorit të parë të vitit 2026

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se gjatë shtatëmujorit të parë të vitit 2026, Miniera me Flotacion Kishnicë–Artanë ka realizuar prodhim dhe eksport të koncentrateve të plumbit dhe zinkut (Pb + Zn) në sasi prej 1,079.30 tonësh.

Sipas të dhënave të publikuara nga ndërmarrja, ky rezultat paraqet një rritje prej 582.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 dhe 152.3 për qind më shumë se në vitin 2024.

“Trepça” thekson se ky është niveli më i lartë i prodhimit dhe eksportit të arritur në periudhën krahasuese 2024–2026, duke e cilësuar si një rekord për këtë njësi minerare.

TË FUNDIT

TË FUNDIT