12.7 C
Mitrovice
E martë, 23 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Trepça bën rikthimin dramatik, përmbys rezultatin nga 0:3 në 4:3 dhe mposhtë Ballkanin në “Riza Lushta”

Trepça ’89 e ka mposhtur Ballkanin me rezultat 4-3 në kuadër të javës së tetë në Superligë

Kjo padyshim ishte ndeshja më e bukur ndër vite në futbollin kosovar.

Ballkani po fitonte 3-0 deri në minutën e 65-të me golat e Gripshit, Krasniqit dhe Dakut.

Trepça ’89 më pas u rikthye dhe shënoi katër gola për ta bërë përmbysjen më spektakolare që është parë ndonjëherë në futbollin e Kosovës.

Bismark shënoi tre gola dhe Nimani një tjetër për fitoren e madhe të Trepçës ’89.

Pavarësisht kësaj humbje Ballkani zë vendin e parë në Superligë me 19 pikë, i ndjekur nga Drita që ka 13 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. /reporteri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT