Kryeministri Albin Kurti sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se të hënën do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë.
Ai ka thënë se në këtë mbledhje do të miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2027.
Kurti tutje shtoi se buxheti i 2027-tës do të jetë i projekteve kapitale dhe rritjes së vende të punës.
“Të hënën, në mbledhjen e radhës të Qeverisë, do të miratojmë projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Do të jetë buxhet i projekteve kapitale, i përshpejtimit të rritjes ekonomike, dhe i rritjes së cilësisë së vendeve të punës. Ky është buxhet i rrugëve, hekurudhave, e digave”, tha Kurti.
Ai tregoi edhe sa do të jetë buxheti për investime kapitale.
“Për herë të parë buxheti për investime kapitale do të tejkalojë vlerën 1 miliardë euro”, tha kryeministri Kurti. /Reporteri.net




